Pas videos së publikuar nga Albin Kurti, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i është përgjigjur Kryeministrit Kurti me të njëjtën mënyrë.
Me një video-selfie, Gashi i shtron një pyetje kryeministrit: A ka naj gjetje nga mbledhja e 100 e Qeverisë? e pyet ai.
Më tutje ai shton se për me pas gjetje apo rezultat ti duhet me punu diçka.
Duke i thënë se presin projekte konkrete dhe punë nga Kryeministri përndryshe është i dështuar.
‘’Mirëmëngjesi kryeministër, a ka najë gjetje nga mbledhja e 100-t e qeverise, apo ti duhet me punu diçka për me pas rezultat. Presim prej teje projekte konkrete dhe punë, përndryshe je i dështum’’, tha Gashi./IndeksOnline/
Discussion about this post