Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi i ka nisur një letër shefit të Qeverisë Albin Kurti pas situatës politike të krijuar në vend, sidomos në veri, raporton Gazeta Blic.
Letra nis me atë se krasniqi I ëkron Kurti koordinim të plotë me aleatrët për situatën e krijaur e ndër ët tjera I ka bërë thirrje të hapur se për tema të mëdha PDK-ja ëshët e gatshme ëpr komuniki9m e takime.
“Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme që e ruajnë stabilitetin e shtetit tonë. Me këtë rast, jua shpreh gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit, si dhe për të ndihmuar institucionet në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit tone”, thuhet ndër të tjera në letër.
Letra e plotë:
I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti,
Zhvillimet e fundit në komunat e pjesës veriore të Republikës së Kosovës janë shumë shqetësuese. Tërheqja nga detyrat dhe përgjegjësitë institucionale e Kryetarëve të Komunave, asamblistëve komunalë, zyrtarëve policorë, punonjësve të sistemit të drejtësisë e të administratës publike, përbën një akt të paprecedent dhe krijon një situatë mjaft problematike për Republikën e Kosovës.
Këto veprime cenojnë sovranitetin juridik të shtetit tonë, si dhe mbarëvajtjen e rendit publik. Për më shumë, këto zhvillime rrezikojnë t’i kthejnë në pikën zero të gjitha të arriturat e shtetit të Kosovës në shtrirjen e sovranitetit dhe integrimin institucional të komunitetit serb në komunat e pjesës veriore të vendit.
Në këtë situatë, kur shtyllat kryesore të funksionimit normal të komunave të pjesës veriore janë sabotuar dhe nxjerrë jashtë funksionit, konsideroj se një prej detyrave themelore të qeverisë sot është që të mundësojë vazhdimin e funksionimit të institucioneve, si dhe ta vazhdojë zbatimin e sovranitetit në tërë territorin e vendit.
Duke qenë se potenciali i përshkallëzimit të situatës është evident, ndërsa epilogu nuk është i qartë, vlerësoj se koordinimi mes qeverisë dhe opozitës dhe harmonizimi i veprimeve institucionale, përfshirë këtu Kuvendin e Kosovës, është i domosdoshëm. Në këtë drejtim, gjithashtu, ju inkurajoj që t’i kushtoni rëndësinë meritore konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.
Sinqerisht,
Memli Krasniqi
Kryetar
Discussion about this post