Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi pritet që javën e ardhshme të udhëtoj për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë e ka konfirmuar për “IndeksOnline”, lideri i PDK-së Krasniqi. Ndryshe,dje gjatë ditës është raportuar se Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut i është refuzuar viza. Por më pas ajo ka reaguar duke thënë se “në koordinim me zyrtarët e lartë të ambasadës amerikane vizita e dhjetorit për në SHBA është shtyrë.
“Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyjmë për një datë më të përshtatshme vizitën”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. Ambasadori i SHBA e tha hapur tani se nuk është koha që ministrat të udhëtojnë në SHBA sepse në Kosovë ka krizë.
Ndërkaq është raportuar se as kryetari i Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi nuk do të udhëtojë për në SHBA.
Fatri Zhitia, zëdhënës i komunës së drejtuar nga Bulliqi, ka publikuar vizën e shefit të tij. Megjithatë e ka pranuar që vizita i është shtyrë.
“Kryetarit Bulliqi i është lëshuar viza amerikane për 5 vjet. Ndërsa vizita e cila ka qenë e planifikuar të zhvillohet javën e ardhshme në IOWA të ShBA-së është shtyrë për në fillim vit në dakordim edhe me kryetarët e tjerë të komunave për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit”, ka shkruar ai, të mërkurën.
Discussion about this post