Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se një marrëveshje pa njohje nga Serbia nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.
Çitaku ka kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti, për siç ka thënë “katandisjen e procesit sa aleatët po thonë se nuk është koha për njohje reciproke”, transmeton Zeri.info.
“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse PA njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse. Kryeministri duhet të na e sqarojë se si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke?”, është shprehur Çitaku.
Ajo e ka cilësuar Kurtin si “amator” dhe të “padijshëm”.
“Duhesh me qenë tej mase amater e i padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion. Ja gjenialiteti i Kryeministrit”, shkroi Çitaku.