Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Sanxhak, Sulejman Uglanin, i ka dërguar letër Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe zyrtarëve të ShBA’së dhe BE’së, ku i ka kërkuar që edhe boshnjakëve në Serbi t’u garantohet “të drejta të barabarta sipas modelit që serbët po e kërkojnë në Kosovë”, shkruan Insajderi.
Ugljanin ka thënë në letër se si përfaqësues i boshnjakëve nuk është i kënaqur me pozitën dhe trajtimin e tyre në Serbi, njoftoiSDA e Sanxhakut, siç e citoi Danas.
Ai vlerësoi se pasojat me të cilat mund të përballet Serbia për shkak të refuzimit të të ashtuquajturit propozim gjermano-francez do të ishin “të mëdha për boshnjakët” dhe do të çonin në “pasiguri dhe destabilitet”.
Përveç Vuçiqit, letrën ia ka dërguar edhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, përfaqësuesit special për dialog, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.