Deputeti i LDK-së, Anton Çuni e ka quajtur liderin e partisë, Lumir Abdixhikun si çmontues e demaskues të pushtetit. Sipas Çunit, Abdixhiku po i mbanë ligjërata pushtetit të cilin e quan si të paaftë.
“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhku – çmontues e demaskues i pushtetit të paaftë populist.
U ridëshmua se kundërshtari kryesor i populistëve të paaftë është i afti. U ridëshmua se këta populistë as nuk e dinë që s’dinë. Ndonëse, dje e patën rastin e artë të mësojnë nga ligjërata e sinqertë dhe edukuese e radhës e kryetarit Abdixhiku në Kuvendin e Kosovës, ata, si gjithherë, edhe kësaj here e konfirmuan se nuk janë gati as të mësojnë e as të dëgjojnë. Videot e tyre manipuluese e propaganduese kundër LDK-së dhe kryetarit Abdixhiku, janë dëshmia më e mirë se kryetari jonë përpos shumë punëve të mira e të suksesshme që po i bën në shtëpinë tonë politike, është shndërruar edhe në çmontues e demaskues të pushtetit të paaftë populist.
Kosova e meriton më të mirën. LDK do ta bëj më të mirën” shkruan Çuni në reagim./Indeksonline/