Nesër Kosova feston 15-vjetorin e pavarësisë, ndërsa në Prishtinë ndihet fare pak atmosfera festive. Sheshet e kryesore të kryeqytetit, që zakonisht janë stolisur me flamuj të shtetit, këtë vit nuk është bërë e njëjta.
Të paktën sot nuk është parë asnjë flamur i Kosovës në sheshet e shtetit, i cili nesër mbush 15 vjet.
Mungesa e flamujve nuk i ka pëlqyer as Qamil Hajdarit. Ai tregon edhe arsyen që në sheshe nuk pati flamuj deri më sot.
“Po nuk i kanë qitë se me siguri kanë fjete e i kanë harruar me siguri, veç duhet me i qitë gjithmonë i kanë qitë edhe flamuri kombëtar kur u kanë në pyetje 28 nëntori, tash edhe për këtë ditë që e kemi pritë me hasret të gjithë i madh e i vogël kemi sakrifiku shumë, kemi luftuar për këtë ditë e mos me i qitë unë s’e shoh të arsyeshme kurrqysh”, u shpreh Hajdari.
“Nëse vendosen pasdite nuk është vonë nëse arrijnë me u dok deri në mëngjes, por nuk besoj pasi nuk ja kanë nis as pasdite”, u shpreh ky qytetar.
Ndërsa një tjetër, mendon se vendosja e flamujve do të bëhet pasditen vonë.