Gazetari Vehbi Kajtazi ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet ish-[presidenti i Koosovës i cili vite më parë po e mbante një fjalim derisa po e varrosnin një të ri kosovar që ishte vrarë nga forcat serbe.
Thotë se letrën që Thaçi e kishte lexuar atë ditë pak kush do të kishte guxim ta lexonte.
“Ama, këtë fjalim ne varrimin e një të riu të vrarë nga policia serbe në vitin 1992, pak kush do të guxonte ta lexonte. Dëgjojeni atë djalë të ri se si parashikonte të ardhmen e vendit në një kohë kur nuk dihej se cfarë do të ndodhte me ne,”- ka shkruar Kajtazi.
Tutje ai ka folur edhe për ditën kur u shpall pavarësia e Kosovës. Thotë se deklaratën e Pavarësisë të cilën në vitin 2008 e kishte lexuar Thaçi shumë kush do të dëshironte ta lexonte.
“Shumë kush do të donte të ishte në vend të Hashim Thaçit, lexues i Deklaratës së Pavaresisë. Të gjithë do të guxonin ta lexonin atë deklaratë,”- thotë gazetari.