Analisti Vehbi Kajtazi ka bërë një koment në rrjetin e tij social Facebook në lidhje me Konferencën e Sigurisë në Mynih ku kryeministri Kurti nuk ia doli që ta takonte Sekretarin Antony Blinken.
Sipas tij, takimi i presidentit serb Vuçiq me Sekretarin Blinken në një anë dhe mostakimi i këtij të fundit me Kurtin “do të duhej të shihej si alarm kombëtar.”
“Kjo ftohje raportesh mes një shteti që ekziston vetëm pse ka dashur Amerika, me krijuesin e tij Amerikën, duhet të na çojë të gjithë në këmbë për të gjetur shkaktarin.” – është shprehur z. Kajtazi në profilin e tij.
Sipas tij, një gjë e tillë përbën “emergjencë” derisa ka thënë se nëse shkaktar është Kurti atëherë ai duhet të luftohet me të gjitha mjetet demokratike.
Statusi i plotë: