Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se askush nuk e di datën e vjedhjes së mostrave të Deharit. Mostrat janë zhduk më herët , mirëpo me 8 dhjetor të vitit të kaluar është bërë publike për zhdukjen e tyre. Ndërsa sa i përket deklaratave të deputetit Haki Abazi, nëse ka incizime atëherë ai ka kryer vepër penale duke mos i raportuar ato në Prokurori.
“Nëse Haki Abazi ka incizime, atëherë ai e ka kryer një vepër penale. Pse se ka raportua rastin në prokurori , para se mu shkarkuar nga Kuvendi nga këto dy komisioni. Nuk mundesh ti me pas prova për një rast sikurse që është rasti i Astrit Deharit dhe mi përdor ato për luftë politike që ai e bënë për shkak të pakënaqësive. Kur ke informata për diçka e ke obligim ligjor për me i dërgua në prokurori, jo mi mbajt ato për veti”, tha Gashi në një intervistë për “IndeksOnline”.
Të gjithë personat që kanë informata për zhdukjen e mostrave duhet të shkoj në prokurori dhe jo të mbaj konferenca për media në kuptimin e spektakleve për arsye politike siç ndodhi javën e kaluar nga Deputeti Abazi.
“Në prizmin tim ai nuk ka kurrfarë prova të reja dhe atë që e ka thënë të enjten e ka thënë me mllef politik , sepse e ka involvuar politikën. Ai ishte mllefosur për shkak që është shkarkua nga dy komisionet parlamentare . Ndërsa sa i përket se a ka pas kamera aty apo çka ka pas , është prokuroria që duhet mu përgjigj nuk është fer involvimi i rastrit Dehari nga deputeti sepse përsëri i krijon lëndime familjes së Astritit “, tha Gashi.
Ai ka treguar edhe një fakt që mostrat kanë qenë me numra dhe jo me emër, vetëm pak zyrtare brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore, mund ta dinë se mostra me numrin kaq ,kaq cilit person i takojnë.
Sipas tij dikush nga IML-së është person që i ka zhduk këto mostra. /IndeksOnline/