Që nga orët e mëngjesit është duke u realizuar një aksion i urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara. Cak është banesa e Adil Behramajt.
Behramaj në të kaluarën ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan Insajderi, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.
Klankosova.tv i ka shkruar Gjykatës Speciales dhe EULEX-it dhe është në pritje në një përgjigje zyrtare në lidhje me rastin.