Opinionisti Vehbi Kajtazi, ka thënë se në dialogun mes palës kosovare dhe asaj serbe, pretendohet se ka pasur negociim për emrin e asociacionit, që siç tha pritet të quhet tutje ”Komunat vetëqeverisëse”.
”Këtë lloj emri pritet me pasë, ky asociacion, ky lloj pushteti. Dhe sepse tingëllon shumë butë”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Tutje theksoi se kryeministri Albin Kurti, çështjet e dialogut dhe marrëveshjeve, nuk i diskuton me Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes.
”E ka një strukturë të caktuar me të cilët diskuton, por jo me shumë deputetë të cilët nuk jam i sigurt që i njeh mirë se kënd e ka deputet”.
Madje në diskutim me ish-deputetin e Vetëvendosjes, Dardan Sejdiun, i replikoi se kryeministri Albin Kurti nuk është i njëjti që ai e kishte njohur në opozitë.
”Asociacioni nuk do të quhet kështu, as ”Zajednica” jo”, tha ai mes tjerash.