Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri sërish ka reaguar për ambasadorin e Kosovës, Martin Berishaj, duke akuzuar kështu presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren Donika Gërvalla se po e mbrojnë ambasadorin Berishaj, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se është e çuditshme se si këta tre lider të institucioneve po heshtin karshi raportimeve të mediave sllovene për aferën Berishaj.
Sipas Tahirit, përveç Berishajt, janë të përfshinë në aferë edhe vetë Osmani, Kurti e Gërvalla.
Reagimi i plotë:
Afera e Martin Berishajt, krye lajm në Slloveni dhe mediat rajonale, e “çuditërisht” krejt e pa vërejtur nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti e ministrja Gërvalla. Mbrojtja që pushteti ia ka bërë dhe po ia bën Martin Berishajt, është dëshmi në vetvete se këta pushtetarë janë thellësisht të përfshirë si hisedarë në këtë aferë.