Pas disa javësh në koma, ka vdekur Drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (AShI), Hekrem Sadiku.
IndeksOnline ka mësuar se Sadiku ka vdekur sot dhe i njëjti ishte i diagnostikuar me Influenza AJ10.8.
Ai ndodhej në spitalin Acibadem Sistina në Shkup dhe për të po kërkohej ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë pasi që ishte thënë se trajtimi i tij mjekësor mund të kushtonte deri në 100 mijë euro.
Për varrimin e tij ende nuk ka njoftuar familja Sadiku.