Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, po zhvillojnë takimin e nisur në ora 17:00 në Bruksel në prani të ndërmjetësuesve europianë, transmeton Gazeta Metro.
Në ueb-sajtin zyrtar të Komisionit Europian tashmë është publikuar edhe video nga ky takim.
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrell dhe emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak nga ora 15:00 kanë zhvilluar takime të ndara me dy udhëheqësit.
Fillimisht, Borrell dhe Lajcak u takuan me Kurtin, pastaj me Vucic.
Më herët, shefi i diplomacisë europiane në një postim në Twitter tha se ka pritur liderët dhe pret që palët të jenë konstruktive.
”Mirëprita presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel në takimin e nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Në agjendë: Propozimi i BE’së për normalizimin e marrëdhënieve. Unë shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët,” ka shkruar Borrell.