Në Bruksel mbrëmë iu dha drita jeshile, zbatimit të marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe apo siç e quante dikur partia në pushtet “Zajedenicës”.
Por, këtë nuk po e beson ende përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri.
Madje, ai po paralajmëron veprime tjera. Bahtiri në një prononcim për Paparacin, ka thënë se nëse nënshrkuan një marrëveshje kryeministri Kurti, atëherë ai do t’i ndajë rrugët me LVV-në.
“Unë do ta shikojë situatën, por mendoj se ratifikohet dhe nënshkruhet nga Albin Kurti, sigurisht që Agim Bahtiri nuk do të jetë më Vetëvendosje”.
Tutje, Bahtiri ka thënë se kryeministri Kurti ka qëndruar mjaft mirë në takim me palën serbe, duke pohuar se ai nuk do të lëshoj pe, drejt lejimit të formimit të Asociacionit.
“Unë mendoj që Kosova e ka fituar raundin e parë. Pika e dhjetë ka mbet me u shqyrtua, dhe thash për raundin e parë ka qenë fitues Albin Kurti. Unë kam besim që albin Kurti nuk do ta përkrah këtë pjesë të marrëveshjes, por e ka shumë vështirë sepse është një pjesë e ratifikuar në Kuvend më 2013.Nëse është vetëm merr ose le, Albin Kurti do ta lë.
Ditë më parë, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbledhur përkrahësit e tij në një tubim në fshatin e tij të lindjes, Gushavc, nga ku i kanë dërguar porosi kryeministrit Albin Kurti që mos të pranojë kurrfarë Asociacioni të komunave me shumicë serbe./Gazeta10