Zyra e Prokurorit të Specializuar të hënën ka dorëzuar një version publik të më pak të redaktuar në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë dokument, janë bërë publik disa nga emrat e personave që pretendohet se janë vrarë nga pjesëtarë të UÇK-së dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.
Prokuroria i ka ndarë viktimat e vrara dhe ato të zhdukura me dhunë, bazuar në lokacione.
Në rajonin e Drenasit viktimat që janë vrarë janë: Emin Emini, Ibuzh Hamza, Hyzri Hajziri, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashit, Lutfi Xhemshiti, Shyqyri Zymeri, Hasan Hoxha dhe Ajet Gashi.
Ferizaj: Dimko Parliq, Rrahim Elezi, Riza Kiki, Faik Reci, Nezir Tropojani.
Gjakovë: Nenad Remistar, Skender Kuqi, Pal Krasniqi, Mirko Joviq, Dzemo Zuljiq.
Lipjan: Arben Avdyli, Ymer Xhafiqi, Sherafedin Ajeti, Veljko Markoviq, Nebojsa Gjuriqiq.
Klinë: Spasa Banziq, Bozidar Bozaniq, Mladen Bozaniq, Nemanja BOŽANIĆ, Novica BOŽANIĆ, Miodrag BURDŽIĆ, Spasa/Spasoje BURDŽIĆ, Srećko SIMIĆ, Predrag BURDŽIĆ. Dimitrije/Dima KOSTIĆ, Lazar KOSTIĆ, Todor KOSTIĆ, Miroljub KOSTIĆ, Vekoslav KOSTIĆ, Vitomir KOSTIĆ, Rajko NIKOLIĆ. Cvetko NIKOLIĆ, Saško KOSTIĆ. Živko KOSTIĆ, Miodrag KOSTIĆ, Svetislav KOSTIĆ, Srećko KOSTIĆm Mladen KOSTIĆ, Nebojša KOSTIĆ.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.