Haki Abazi ka kritikuar Qeverinë për ikjen e të rinjve nga Kosova, raporton GazetaBlic.
Abazi në një shkrim në “Facebook” thotë se, projekti “Superpuna” është i kotë sepse sipas tij, në mungesë të punëtorëve, 2000 lokale janë mbyllur vetëm në Prishtinë.
“Platformën SUPERPUNA ta bën sot një kompani me tre persona, nuk është për një qeveri të tërë”, shkroi Abazi.
Shkrimi i plotë:
Rezultati i shpejtë i dëmit të politikave të gabuara
Adminstrata e kuvendit goditet me zvoglime drastike të pagave nga qeveria.
Institucioni më lartë i vendit në nivel të rëndësisë vitale të dokumentacioneve dhe informatave ka pagë prej 400 euro. Një punëtor kuzhine në Prishtinë ka pagë 1000 euro e më shumë dhe nuk ka të mjaftueshëm në treg.
Ekspertiza e gjithë kuvendit, stafi që është tranjuar që me shumë se 20 vite tani janë me një sy në drejtim të daljes. Me këtë është prekur integriteti i institucionit me të lartë të vendit!
Sot u raportua se 2000 mijë lokale janë mbyllur vetëm në Prishtinë, nuk ka punëtorë, kot bëjë super punën, punëtorët duan të drejta, pagesë të rregullt dhe jo vonesa me nga një muaj e më shumë.
Punëtorë janë lënë në mëshirën e zotit. Është rrjet i pompave të benzinës që ka qarkullime milionëshe që nuk i paguan pagat e punëtorëve me rregull. Secili prej tyre është i/e frustruar dhe i/e friksuar për gjendjen dhe ata bashkë me shoqërinë, me vllezër e motra janë në kërkim të daljes, ikjes nga Kosova anipse paskan një punë. Këto probleme nuk rregullohen me platforma si Superpuna por me zbatim ligji, me inspektor dhe standarde të premtuara. Këto probleme nuk rregulllohen me fotografi të konferencave e udhetime e as darka e dreke dhe as nga ulëset e aeroplanëve.
Besa një ditë njerëzit kanë me kuptu qartë që sistemi i kontrollit dhe kushtëzimit nuk e mban dot vullnetin e njerëzve për punë. Kjo është provuar dhe nuk ka funksionuar. Sektori privat ka nevojë për hapësirë të zhvillimit dhe qarkullim të kapitalit, kredi të favorshme. Shteti duhet të sigurojë drejtësinë dhe garën e konkurrencës fer.
Platformën SUPERPUNA ta bën sot një kompani me tre persona, nuk është për një qeveri të tërë.