Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët, për të arrestuar Veton Esatin, pasi po kërkohet për disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt, shkruan Gazeta Metro.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt .
Personi i dyshuar është : Veton (Fevzi) ESATI, i lindur me datë 02.06.1993 me vendbanim në fshatin Bibaj të Ferizajt .
Deri më tani, i dyshuari nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati.
Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi për vendodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.
Veton ( Fevzi) ESATI :
Data dhe viti i lindjes: 02.06.1993
Gjinia: Mashkull
Shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës
Adresa: Fshati Bibaj, komuna Ferizaj
Flokët : kafe
Mjekërr të gjatë
Sytë : të kaftë
Gjatësia: 1.75 cm
Pesha: 80 kg