Deputeti aktualisht i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka pësuar rënie në pëlqimet e shkrimeve të tij në Facebook pasi dje vendosi t’i ndante rrugët përfundimisht me Albin Kurtin.
Abazi në një shkrim të bërë sot ku kritikoi qeverinë Kurti për politika të gabuara, mori vetëm 1 pëlqim për 6 minuta dhe më vetëm 2 pëlqime (like) për 9 minuta në Facebook.
Ai ka pësuar rënie të like-ve që nga momenti kur ka dalë zyrtarisht kundër partisë së tij dhe liderit, Albin Kurti.
Abazi gjatë ditës së djeshme, akuzoi Kurtin edhe se po merrej me profile të rreme në Facebook.
Ndryshe Abazi në këtë shkrim ka kritkuar platformën e lëshuar nga Qeveria të njohur si “Super-puna”.
“Platformën SUPERPUNA ta bën sot një kompani me tre persona, nuk është për një qeveri të tërë.” – është shprehur ai ndër të tjera.