Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se reagimi i opozitës lidhur me takimin e 27 shkurtit në Bruksel është i vonshëm.
Madje, ai tha se “tri ditë ju ka dashur që t’i përgatisni fjalimet”.
Murati ua ka rikujtuar partive që kanë qeverisur në të kaluarën, të cilat tash po ankohen për asociacionin, se janë ato sipas tij që e kanë miratuar ligjin për financat e pushtetit lokal.
“Aty thuhet se burimet financiare për komunat përbëhen nga të hyrat vetanake, grantet, transferet dhe pika 6, ndihma financiare nga Serbia. Ky është ligji në fuqi që e keni miratuar ju më 2008. Tash është hera e parë që kemi reciprocitet me Serbinë, as nuk na njohin as nuk i njohim”, ka thënë Murati.