Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullah, ka fajësuar Qeverinë Kurti për largimin e rinisë nga Kosova, duke theksuar se ajo po ik më shumë se kurrë më parë që nga lufta.
“Jo fort moti Kurti thoshte se “Diaspora po dërgon më shumë para sepse tani ka qeveri më të besueshme. E vërteta është se, si rezultat i mosbesimit që ka rinia sot ndaj Qeverisë Kurti, po ik nga Kosova si kurrë më parë që nga lufta”, shkroi Abdullahu në Facebook.