Policia e Kosovës në Pejë ka bërë të ditur se është gjetur personi i zhdukur për të cilën organet policore kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar dhe lokalizuar, pasi e njëjta ishte raportuar e zhdukur.
Përmes një njoftimi për media, policia ka bërë të ditur se është gjetur qytetarja Viktorija Gojani, e lindur më 10.05.2003 në Beograd të Serbisë.
Policia e Kosovës ka thënë se gjetja e qytetares është mundësuar pas bashkëpunimit me qytetarë.
Pas shoqërimi në stacion, qytetarja ka deklaruar se është duke bashkëjetuar me të dashurin e saj dhe se nuk ka pasur ndonjë presion. E njëjta me vetë dëshirë është kthyer të bashkëjetojë me të dashurin e saj.
Për të gjitha veprimet e marra është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin. /Lajmi.net/