Vetëm pak ditë më parë Artane Rizvanolli, u shpreh e lumtur se qytetarët kursyen energjinë elektrike.
E kjo në mënyrë indirekte mund të ketë ngjallë një ide tek qytetarët se mund të ketë zbritje të çmimit.
E lirim jo se jo, por se do të ketë shtrenjtim, këtë e konfirmon ZRRE.
“Vlerësimet preliminare të prezantuara në Raportet Konsultative tregojnë një rritje rreth 14%. Tarifat e reja hyjnë në fuqi më 01 prill 2023 dhe do të zgjasin 31 mars 2024”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së, transmeton Reporteri.net.
Kjo nuk po iu duket shumë befasuese ekspertëve të energjisë. Vezir Rexhepi thotë se një vendim i tillë ka pasur të merret qysh në dhjetor të vitit të kaluar.
“Për rritjen ose mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike, është mendu diku kah dhjetori. Megjithatë dimë secili se ka pasë një rritje enorme të çmimeve të energjisë elektrike”.
Madje kjo ka qene e pamundshme te evitohet pasi që do ta dërgonte KESCO-n drejt falimentimit sipas Rexhepit.
“Për këto duhet të bëhen analiza më të thella, por duke parë edhe çmimin e energjisë elektrike në bursën ndërkombëtare, ka qenë kogja problematike të mbijetojë KESCO me këtë çmim”, tha ai për T7.
Derisa kjo po iu duket normale eksperteve, qytetarët kane ankesa te mëdha për këtë shtrenjtim te paralajmëruar.
Kujtojmë se ngritja e çmimeve të faturave të rrymës kishte shkaktuar reagime të shumta edhe gjatë vitit të kaluar, kur Kosova, sikur shumë vende të botës po kalonte nëpër një krizë energjetike. /Express