Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushatku, ka reaguar ndaj fyerjeve që po iu bëhen deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
Ai i ka dënuar të gjitha sulmet që po i bëhen deputetes së PDK-së, duke thënë se ai personalisht dhe dega e PDK-së në Skenderaj janë pran deputetes.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushtaku ka shkruar se Musliu ia ka thënë kryeministrit Kurti vetëm të vërteten.
“Përplasja në fytyrë e të vërtetës nga ana e deputetes Ganimete Musliu, rreth mashtrimeve të kryeministrit Albin Kurti, paska nxitur servilët, militantët e argatët e VV-së, duke fyer në baza biologjike, gjinore e krahinore deputeten Musliu. Deputetja Ganimete Musliu e ka thënë vetëm të vërtetën. Albin Kurti ka pësuar metamorfozë politike e cila po shpërfaqet çdo ditë. Unë personalisht, Dega e PDK-së në Skenderaj dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, jemi pranë deputetes Musliu, dënojmë gjuhën e ulët dhe sulmet ndaj saj, dhe mbrojmë të vërtetën e pamohueshme që ajo e ka thënë në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Lushatku.