I ashpër ndaj Kryeministrit Kurti po vazhdon tash e sa ditë të jetë, deputeti Haki Abazi, i cili ka thënë se Kurti i ka drejtuar thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve të tij.
“Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve- në fund Lajçaku fajtori kujdestar, e ne të gjithë figura historike edhe Oliver Ivanoviçi, bashkë me të gjithë krijuesit e shoqërisë multi në Kosovë!”, ka shkruar Abazi në Facebook, raporton Gazeta10.
Abazi ka akuzuar Kurtin edhe për gjendjen e rënduar ekonomike në Kosovë.
“Çështja është serioze, nuk bën me u zgërdhi, njerëzit po ikin nga të “mirat, mirëqenia dhe respekti”, po ikin e po i lënë punët e trojet e tyre për profesionin e argatit në perëndim, atje ku i shërbehet parajsës së zotnisë sepse nuk duan të jenë dëshmitarët e zhgënjimit dhe falsifikimit të historisë para syve të tyre”, shkroi tutje Abazi.
“Vazhdojmë vazhdimin me qenin tapall në QKUK”, përfundon Abazi. /Gazeta10/