Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për strategjinë me qymyrin.
Deputeti i LDK-së thotë se Kosova flenë mbi qymyr, por që të njëjtin e importojmë nga Serbia me çmim shumë të shtrenjt.
Postimi i plotë:
“Fleme mbi qymyr, por importojmë qymyr.
Një numër i bizneseve në Kosovë e përdorin qymyrin për ngrohje të hapësirave të punës apo në teknologjinë e prodhimit. Zakonisht këto biznese qymyrin e kanë blerë nga ndërmarrja “Kosova Thëngjilli”, e cila funksionin si shoqëri aksionare. Kjo ndërmarrje e ka blerë qymyrin nga KEK-u, e ka përpunuar atë dhe ua ka shitur bizneseve ose e ka eksportuar.
Kontrata e kësaj ndërmarrje me KEK-un nuk është aktive. Punëtorët e saj janë pa të ardhura. Sot bizneset private detyrohen të importojnë qymyr nga jashtë. Së paku 6 milion euro qymyr janë importuar vitin e kaluar. Qymyri është importuar edhe nga Serbia, me çmim prej 200 euro për ton, krahasuar me 60 euro për ton nga “Kosova Thëngjilli”.
Për kur po e ruajmë qymyrin?
Çfarë strategjie është kjo?
Pse duhet bizneset të blejnë qymyr tri herë më shtrenjtë nga Serbia e nga vendet e tjera?
Pse të mos eksportohet qymyri kur tani ka kërkesë nga disa vende për shkak të krizës energjetike?”shkruan Hoti në reagim.