Kryetari i Komunës së Pejës dhe nëkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri tha se në bazë të informatave që posedon, bashkësia ndërkombëtare ndryshoi qëndrim dhe nuk përfshiu kërkesën për njohje reciproke në planin franko-gjerman për shkak të qasjes së gabuar të Kryeministrit Kurti në negociata.
Duke folur për qëndrimin e LDK-së në lidhje me marrëveshjen pa njohje, të propozuar nga evropianët, tha se për momentin partia e tij është e mendimit se jemi duke ecur drejt një status kuoje të re, e cila nuk dihet se çka do të prodhojë në të ardhmën.
Duke folur për qëndrimin e Lutfi Hazirit, i cili theksoi se LDK nuk do ta votoi marrëveshjen, Muhaxheri tha se ky qëndrim me gjasë ka dal pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, ku Kryesia ka marr qendrim se nuk do të ishte mirë të votohej një marrëveshje, e cila nuk përmban njohjen reciproke.
I pyetur sa a mundet LDK vërtetë të zbatoi vendimin e kryesisë se nuk do është mirë që të votohet marrëveshja që nuk përmban njohjen, nëse amerikanët shtojnë trysninë ndaj partisë, Muhaxheri tha se LDK është gjithë e orientuar kah qëndrimi se pa miq shtëpia nuk mbahet, por shtoi se ndoshta ekzistojnë disa vija, “të cilat ne si parti nuk mundemi më me i kalu”.
Muhaxheri tha se kemi dy parti, VV dhe AAK të cilat që nga viti 2016 e kanë dëmtuar vendin me tema fiktive, me asociacion dhe demarkacion, të cilat i kanë shndërruar në çështje për të mobilizuar masat./GazetaBlic/