Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është përfshirë në debatin që po bëhet për shkak të përkujtimit që ka bërë kryeministri, Albin Kurti me rastin e përvjetorit të vrasjes së ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.
Selmanaj ka reaguar duke thënë se të gjithë politikanë serbë te vdekur e të gjallë i ka bashkuar dhe i bashkon lufta kundër shqiptarëve.
Ai në Facebook ka shkruar se në raport me Kosovën dhe shqiptarët “Vuçiqi, Tadiqi, Gjingjiqi, Millosheviqi, Ivanoviqi, Çubrilloviqi, Rankoviqi, dhe shumë të tjerë, janë të NJEJTË”.
Shkrimi i tij:
Duhet të jetë e qartë për të gjithë ne, në raport me Kosovën dhe shqiptarët, Vuçiqi, Tadiqi, Gjingjiqi, Millosheviqi, Ivanoviqi, Çubrilloviqi, Rankoviqi, dhe shumë të tjerë, janë të NJEJTË!
Lufta e tyre kundër qenies tonë si komb, është doktrina që i përbashkon të gjithë.