Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë e takimit trepalësh mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësuesit evropianë, shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borell përfaqësuesin e BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak. Pas pauzës që zgjati një orë, bisedimet vazhduan, kanë raportuar mediat serbe, përcjellë GazetaBlic.
Pas bisedimeve priten deklarata të veçanta të Kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, ndërsa Borell do të mbajë edhe një konferencë për media.