Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit që pati sot me kryeministrin Kurti dhe ambasadorët e tjerë, tha se Kurti ka njoftuar korin diplomatik për qasjen e tij në marrëveshjen e arritur në Ohër.
Hovenier në një deklarim për media tha se për SHBA-në është e rëndësishme që ka dakordim mes palëve dhe se Kurti duhet të punojë me ta për të themeluar Asociacionin, shkruan Gazeta10.
“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit. Pritjet e SHBA-së mesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asociacionin”, ka thënë ambasadori amerikan./Gazeta10