Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, foli edhe për marrëveshjen e Ohrit, duke theksuar se në të nuk bëhet fjalë as për njohje, e as anëtarësim të Kosovës në OKB, përcjellë GazetaBlic.
“Serbia nuk ka përdorur kurrë hile. Ajo që u thashë në Bruksel, në Beograd, nuk ka ndryshuar asnjë pikë. Është ligjërisht e detyrueshme kur unë të nënshkruaj apo të pajtohem verbalisht me të. Serbia do të punojë për zbatimin e gjithçkaje. Nuk bëhet fjalë për anëtarësim në OKB dhe as për njohje. Gjërat tjera, që nënkuptojnë marrëdhënie normale mes serbëve dhe shqiptarëve, pa tensione, Serbia do ti zbatojë, e se a do të zbatohen nga të tjerët do të shohim”, tha Vuçiq.