Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
Homazhet i ka realizuar me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit.
Ai po ashtu ka vizituar edhe Kullën Haradinaj në Gllogjan, ku është pritur nga shefi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe anëtari i famlijes, Ramush Haradinaj.
Haradinaj dhe Kurti, sipas një fotografie të publikuar nga gazeta Demos, kanë ngritur një dolli së bashku me nga një gotë raki.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është partia e vetme opozitare që ka shprehur mbështetje ndaj qeverisë lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, për të cilën u arrit pajtim mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve.