Policia e Kosovës, ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe se deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin e PK’së, shtohet se, sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë prej shtëpie dhe nuk ka njohuri ku ndodhet.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe se i njëjti është duke u hetuar.
‘’PERSON I ZHDUKUR – Fsh. Reznik, Vushtrri 25.03.2023 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet. Sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë prej shtëpie dhe nuk ka njohuri se ku ndodhet. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti. Rasti është duke u hetuar’’, thuhet në raportin e PK’së.