Prokurori në rastin e gjykimit ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalës, e ka pyetur dëshmitarin lidhur me deklaratat që i kishte dhënë.
Më tej, prokuroi lexon deklaratën e dëshmitarit, “ UÇK-ja erdhi të ne, disa ditë më vonë, pasditë rreth orës 17 të pasditës, ata ishin më shumë, ata ishin 10 apo 15, edhe unë isha në shtëpi ata kur erdhën”, dhe prokuroi ka vazhduar duke e pyetur dëshmitarin se a po i kujtohet kjo deklaratë që i kishte dhënë ish-Tribunalit për Jugosllavin në vitin 2010.
Dëshmitari i është përgjigjur pyetjes së trupit gjykues duke dhënë detaje se si e humbi shikimin babai i tij.
“Babai im më tha unë e mbaj mend, dikur 2008, veç se ka nisur që t’i humbë shikimi. Ka dokumentacionin ku është operuar por pa sukses. D.m.th i ka 8 vjet se prej ku u mbajt në kampin e përqendrimit në burg. Kështu se të gjitha i kanë ardhur nga qëndrimi aty dhe nga torturat çnjerëzore deri në alivanosje”, ka thënë dëshmitari.
“Babi ka treguar se kur kanë ardhur njerëz të tjerë, me kanë thanë merre rreh ti. Tortura të ndryshme nga tre persona që kanë qenë me emra nuk kam mundur që t’i identifikoj. Mirëpo i dyshuari duhet të tregojë për të gjitha se çfarë është bërë aty, se ai ka qenë aty prezent dhe ka ushtruar dhunë më të gjithë personat e tjerë”, ka theksuar dëshmitari.