Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu Shoshi, ka akuzuar ministrinë e Jashtme të Kosovës për neglizhencë në procesin e sigurimit të njohjeve nga pesë shtetet mosnjohëse të BE’së, shkruan Gazeta Metro.
Musliu Shoshi në një shkrim në Facebook ka përmendur qëndrimin e presidentes greke se shteti i saj nuk ka ndryshuar qëndrim karshi Kosovës.
Sipas saj, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare ka mbetur vetëm një iluzion.
Madje siç shprehet deputetja, “Gërvalla është në gjumë” dhe sipas saj nga ajo që duket, “Kurti e ka përjashtuar krejt nga kabineti”.