Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, e ftuar në një intervistë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me marrëveshjen e Ohrit, pranuar nga kryeministri Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Bunjaku-Rexhepi tha se Kurti i ka dëshpëru qytetarët me atë çfarë është arritur në Ohër, pasi i njëjti në të kaluarën ka deklaruar se nuk do të bie në presionin e ndërkombëtarëve.
“Ne e kemi thënë në deklarimet e tona në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku është thirr nga Kuvendi zoti Kurti për me raportu për marrëveshjen, zoti Kurti realisht i ka dëshpëru qytetarët, pritja e tyre ka qenë jashtëzakonisht e madhe dhe dëshpërimi sigurisht është edhe më i madh . Zoti Kurti ka ardhë në pushtet dhe ka marrë mbi 51% të votave me kauzën se nuk do të shkojë në bisedime, Vetëvendosja vendos vetë dhe nuk vendosin të tjerët për Vetëvendosjen. Unë mendoj se në këtë rast të tjerët kanë vendosur për zotin Kurti dhe shumë kauza të tjera që zoti Kurti është deklaru se ai nuk do të bie në presionin e ndërkombëtarëve, dhe nuk do të shkojë në bisedime me Vuçiq në qoftëse nuk i plotësojnë gjashtë kushtet të cilat zoti Kurti ja ka vendos vetes”
Tutje Bunjaku-Rexhepi ka thënë se Kurti për 15 vite nuk e ka kryer asnjë punë përveç që e ka rrënu dhe shkatërru vendin.
“Pala tjetër nuk e ka vendos asnjë kusht dhe asnjë kriter dhe zoti Kurti ka shku në bisedime dhe përkundër asaj ka insistu që të nënshkruaj marrëveshjen. Zoti Kurti asnjë punë se ka ba në këtë Republikë, gjithçka çfarë është angazhimi i zotit Kurti në këto 15 vite opozitë, ai ka rrënu dhe ka shkatrru, një gur të vetëm se ka lëviz për këtë Republikë” deklaroi Bunjaku Rexhepi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic.