Gazetari dhe analisti, Vehbi Kajtazi, ka komentuar zhvillimet në ditën e dytë të seancës gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK’së, të cilët po akuzohen për krime lufte, transmeton Gazeta Metro.
Sot mbrojtja është duke paraqitur provat e tyre mbrojtëse për të akuzuarit, ndërsa dje ata dëgjuan akuzuat për krime lufte që rëndojnë mbi ta, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Sipas Kajtazit dje ‘shpërthyen’ ata që e urrejnë UÇK’në dhe Thaçin, ndërsa sot ata që e duan. Ai thotë se në fund do të fitojnë këta të fundit.
”Dje shperthyen ata qe urrejne UÇK-ne dhe Thaçin. Sot, ata qe duan UÇK-ne dhe Thaçin. Nga zhvillimet ne diten e dyte ne Hahe, jam i bindur se ne fund fitojne ata qe e duan UÇK-ne dhe Thaçin,” ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat ndaj tyre.