Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka thënë se Prokuroria në Speciale nuk e ka asnjë dëshmi “që mund ta vërtetojë se Veseli ka qenë pjesë e ndonjë ndërmarrjeje kriminale”.
Sipas tij, në periudhën për të cilën akuzohet, Veseli ka qenë kryesisht jashtë Kosovës.
Ai ka thënë se kur Veseli qe emëruar shef i inteligjencës, ai ka qenë jashtë Kosovës dhe se në atë kohë punonte me shtetin e Shqipërisë dhe shtete anëtare të NATO-s për të dëshmuar krimet e kryera nga serbët.
Pretendimet e Prokurorisë i ka quajtur hipoteza. Emmerson madje tha se Veseli duhet të shfajësohet.
“Zotri Veseli duhet të shfajësohet, të thuhet se kishte nje rol si shef i zbulimit, kjo nuk është e mjaftueshme, ata duhet të zbulojnë sipas standardeve në fuqi çka ishte ky rol, dhe të kenë prova se marrja e një titulli të tillë nënkupton se ai ka qenë i përfshirë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale”.
Madje, sipas Emmerson, Prokuroria ka bërë një gabim elementar kur ka hamendësuar se “fakti qe ai u emëru shef i zbulimit ka fundi i nëntorit të 98 mund të barazohet me një rrjet udhëheqës”.