Pas lirimit nga akuza të Naser Pajazitajt, të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, nga Gjykata Supreme ka reaguar vëllai i viktimës, Shkelqimi, shkruan Gazeta Metro.
Pajazitaj në një postim në Facebook ka thënë se ky vendim e vërteton edhe njëherë se sa e fëlliqur është drejtësia, shkruan lajmi.net.
“Drejtesia e kosoves edhe njeher vertetoi se sa e fëlliqur eshte, edhe nje here vertetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vertetoi qe njerzimi qe punon aty e SHESIN fytyren e tyre per para. Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykat e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te verteten. Keta me shumë jane te interesuar te marin nje page nga shteti sesa te vën drejtesi ne vendin e tyre. SHTETI po vret.”, ka shkruar ai.
Vendimi për lirimin e Naser Pajazitajt, e mori Kolegji Penal i Gjykatës Supreme.
Kështu tha në një përgjigje për Klankosova.tv Antigona Uka-Lutfiu.
Uka-Lutfiu tha se vendimi u mor në seancën e mbajtur sot, më 6 prill.
“Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik”, tha ajo.