Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Drenoc të Rahovecit, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe i njëjti dyshohet se ka kryer vetëvrasje, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka thënë se trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion, teksa me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim ‘vetëvrasje’.
”Sot në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar se në fshatin Drenoc, viktima mashkull i lindur në vitin 1989, rreth orës 10:00 është gjetur i varur në një lis. Ekipi mjekësor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij.”
”Njësitet e nevojshme policore, po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është inicuar rast për hetim “Vetëvrasje”. Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion,” tha Elezaj për Gazeta Metro.