Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend ka patur një përplasje me deputetin e LVV-së, Dimal Basha.
Bunjaku Rexhepi tha se VV-ja po e përmend vazhdimisht fitoren e 14 shkurtit.
“Next, duhet me vazhdu tutje. Ministrja e Jashtme tregoi si po merr lëvdata, se çfarë ylli që është që po shndritë. Ministrja është mirë me na tregu se a po shndritë me naj njohje, a e ka pranu najkush Republikën e Kosovës. Apo a e ka marrë ndonjë njohje?” deklaroi Bunjaku-Rexhepi.
Pas replikës që i bëri deputeti i VV-së, Dimal Basha, kjo e fundit i reagoi ashpër.
“Familjarisht nuk është në rregull. Kur thotë që nanat tona duhet mi lëshu në livadh. E keni trurin të shpërlamë. No koment. Vazhdoni”, i tha Bunjaku-Rexhepi- Bashës raporton Gazeta Blic.