Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në emisionin “Metropol”, në Radio Kosovë, ka folur për rininë e tij, muzikën e sportin dhe tema të tjera.
Ai ka thënë se në rininë e tij, roku alternativ irlandez ka qenë shumë i rëndësishëm për rininë e Kosovës. “Ne, si fëmijë, kemi qenë politikë”, theksoi i pari i qeverisë së Kosovës.
Kurti tha se nuk ka në plan që të lëshojë flokët e gjata, për shkak se kur t’i kujtohet e kaluara e tij, nuk do të bëj një gjë të tillë më.
Shefi i ekzekutivit ka folur edhe për sigurinë në trafik. Ai ka ftuar shoferët që të kenë kujdes në trafik, për shkak të rrezikshmërisë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për punët që është duke i bërë në qeveri.
Një problem, sipas tij, është inflacioni në Kosovë, që është prezent edhe në vende të tjera.
Sa i përket rrugëve në Kosovë, Kurti theksoi se janë duke punuar në to, duke përmendur rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Kurse për Autostradën për Gjilan, tha se janë zgjidhur problemet, po ashtu, edhe rruga Prishtinë-Podujevë është në proces dhe me shpronësimin e pronave do të ecë procesi me qasje të re.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për inteligjencën artificiale nuk është shumë optimist, duke i marrë për bazë pritjet e njerëzve.
Shefi i ekzekutivit, ka folur edhe për diasporën e Kosovës, e cila është shumë e rëndësishme për vendin.