Gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi ka reaguar pasi u publikua një video e hoxhës nga Prizreni Mazllam Mazllami duke përdhosur flamurin kombëtar, të cilin e quajti me fjalët fyese ‘leckë, harrën’, transmeton Gazeta Metro.
I njohur tashmë edhe si ‘Mulla Mercedesi’, për arsyen se siç thuhet ‘xhemati’ ia bëri dhuratë një veturë luksoze të tipit Mercedes me rastin e pensionimit, bëri përdhosje edhe ndaj dëshmorëve.
Sipas Kajtazit, këto janë arsye të mjaftueshme që autoritetet shtetërore ta mbajnë atë përgjegjës penalisht.
”Perdhosje e flamurit kombetar. Perdhosje e deshmoreve qe dhane jeten per liri dhe pavaresi. Perdhosje e identitetit kombetar. Keto jane arsye te mjaftueshme qe ky “hoxhe” te thirret per te dhene pergjegjesi penale,” ka shkruar ai në Facebook.
Në një video të publikuar në platformën ‘TikTok’, Mazllami përdorë një gjuhë urrejtëse ndaj flamurit kombëtar për të cilin shqiptarët luftuan me vite të tëra.
Kjo siç duket nuk i ka bërë aspak përshtypje të njohurit tashmë si ‘Mulla Mercedesi’.
“Kjo është harrën, leckë, bezë. Këta kur e kemi qitë për 28 Nëntorin… Edhe mos me qitë hiç, kurrgjë s’bëhet kijameti. Populli ynë, populli shqiptar janë myslimanë 80%, e njohin më opaganizmin çka është. Ne nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj”, thotë ky hoxhë.