Përderisa në pjesën jugore të Mitrovicës, afër Urës së Ibrit janë mbledhur disa shqiptarë, tubim ka edhe në pjesën e veriut të banuar me serbë.
Gazetari i lajmi.net nga tereni raporton se në veri të Urës së Ibrit ka nisur tubimi i serbëve në numër jo të vogël, shkruan lajmi.net.
Në mes të dy grupeve gjendet policia e Kosovës dhe forca të tjera ndërkombëtare. /Lajmi.net/