Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Përmes një postimi në Facebook, Limaj tha se sikurse Ramazani, edhe Bajrami po e gjen vendin duke u përballë me pandeminë COVID 19.
“Në vigjilie të Festës së Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit! Sot ishte dita e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjithë atyre që kanë agjëruar i uroj t’u jetë pranuar agjërimi. Sikurse Ramazani edhe Bajrami na gjeti duke u përballur me pandeminë COVID-19. Fatkeqësisht, nuk është fare e lehtë që, Bajramin këtë vit nuk mund ta festojmë siç e festonim rëndom në vizita tek të afërmit. Gjithsesi, uroj që në këtë ditë feste, në familjet tuaja të mbretërojë paqja, mirëqenia e harmonia! Urime festën e Fitër Bajramit, gjithë besimtarëve myslimanë!”, ka shkruar Limaj.
Discussion about this post