Musli Gucati, djali i kryetarit të Organizatës të Veteranëve të dalë nga lufta, Hysni Gucatit nuk ka arritur të bëhet deputet.
Ai ka kandiduar në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, me numër 82 dhe ka arritur të marrë vetëm 2 mijë e 715 vota, shkruan Gazeta inFokus.
PDK-ja ka arritur të sigurojë 19 ulëse në Kuvendin e Kosovës por djali i Guzatit nuk arriti të bëhet pjesë e kësaj liste.
Kujtojmë se Hysni Gucati gjendet në paraburgim në Hagë ku po akuzohet për hakmarrje frikësim, dhe publikim të dosjeve apo dokumenteve konfidenciale.
Discussion about this post