Meteorologu i Institutit serb të Hidrometeorologjisë, Nedeljko Todoroviq nuk e ka përjashtuar mundësinë që një tornado ta godasë Serbinë, shkruan B92.
Ai shpjegon se shiu, breshri dhe bubullimat janë dukuri normale gjatë verës, sepse ato janë pasojë e të ashtuquajturit “fronti i ftohtë”
“Kur ajri i ftohtë ndeshet me një ambient të ngrohtë, atëherë ekzistojnë proceset më të mëdha dhe më të trazuara në atmosferë. Nëse është Republika Çeke, Skandinavia, Rusia, Greqia apo Serbia – nuk ka rëndësi , shpjegon Todoroviq.
“Ajri i ftohtë aktualisht është në zonën e Alpeve dhe Evropës Qendrore dhe kjo është arsyeja pse kishte re më të ashpra. Dje kishim një tregues që paqëndrueshmëria po rritet, e cila do të jetë më e theksuar sot sesa dje. Ftohti arrin me ajrin e mbrëmjes në vendin tonë”, shtoi ai.
A do të thotë kjo se tornado do të godasë edhe Serbinë? “Është e pamundur të parashikohet”, thotë meteorologu serb, Todoroviq.
“Është një ngjarje ekstreme dhe parashikimi i një ngjarjeje të tillë është pothuajse i pamundur. Varet nga lloji. Ashtu si kur kishte përmbytje në vitin 2014, mund të parashikohet. Instituti njoftoi pesë ose gjashtë ditë më parë se do të ketë përmbytje. E gjithë kjo monitorohet, radari dhe sateliti, por nuk dihet nëse mund ta arrijë atë vlerë ekstreme dhe të kthehet në një tornado”, tha Todoroviq.
Discussion about this post