I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se as LDK-ja por as partnerët e saj nuk e kanë biseduar çështjen e zgjedhjes së presidentit, shkruan GazetaBlic.
Sipas Mustafës, LDK-ja bashkë me partnerët e saj nuk e kanë fuqinë e votave për zgjedhjen e presidentit, siç e kishte pasur me Lëvizjen Vetëvendosje.“Mund të them se këto iseda që i zhvilluam me partnerët se kemi biseduar pozitën e presidentit, askush prej subjekteve nuk e ka pasur fuqinë e votave në mënyrë që nesër mund ta bëjë presidentin, me VV-në kemi qenë më ndryshe pasi si subjekte kemi pasur 50 përqind të votave, nuk e kemi marrë asnjë obligim për presidentit, dhe ka mbetur që ajo çështje të zgjidhet kur të vjen koha e zgjedhjeve. Ne do të ballafaqohemi me atë çështje. As për Kuvendin se kemi biseduar”.
Tutje Mustafa ka thënë se LDK-ja i ka votat për formimin e qeverisë së re.
Discussion about this post