Sot, Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur aktakuzë ndaj dy figurave kryesore të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK’së, Kadri Veselit. Mirëpo i pyetur kohë me parë se a do të jep dorëheqje nëse thirret prej Tribunalit Specia, Thaçi kishte thënë se nuk e ka as ndërmend një gjë të tillë, transmeton Gazeta Metro.
Presidentit Thaçi, gjatë muajit prill, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ishte pyetur se a do të jepte dorëheqje nëse thirret nga Tribunali Special.
Ai kishte thënë se nëse do të ftohem nga kjo gjykatë unë do të paraqitem, por se kam ndërmend të japë dorëheqje.
“Unë evlia nuk jam me e ditë nëse kam me u intervistu, nëse më vjen ftesa unë i përgjigjem pozitivisht edhe unë. As ndërmend se kom, pse me dhanë doreheqje…Do t’i përgjigjem pozitivisht, dorëheqje nuk jap”, kishte thënë Thaçi.
Discussion about this post